Provimet ECL

Në qendren tonë organizohen dhe kryen provimet ECL per gjuhën Gjermane nga niveli A2 deri në nivelin C1. Diplomat e ECL-së janë të njohura ndërkombëtarisht në mbarë botën dhe i korrespondojnë Kornizës të Përbashkët Evropiane për Referencat e Gjuhëve.

Provimi ECL teston katër aftësi: provimin me gojë (në të folur dhe në të dëgjuar) dhe provimin me shkrim (në të lexuar dhe në të shkruar).

E veçanta e provimit ECL është se ai nuk përmban teste gramatikore dhe në çdo nivel gjatë të shkruarit të letrës lejohet përdorimi i fjalorit. Çdo pjesë e provimit në çdo nivel i ka nga 2 detyra.

Kursantët tonë përfitojnë automatikisht një vend për provim dhe një zbritje në kursin përgatitor për provime. Kandidatet që ndjekin të gjitha nivelet e kurseve dhe grupet e organizuara përfitojnë zbritje. Universi eshte qendra e provimeve ECL që ka të drejtën ekskluzivitetin për mbajtjen e provimeve të ECL në gjithë territorin e Shqipërisë.

Regjistrimi për provimin bëhet në linkun e mëposhtëm:



Kalendari i Provimeve 2024

Muaji Niveli Datat e provimeve Afati i regjistrimit
Shkurt B1, B2, C1 Niveli B1 dhe C1 më 6. shkurt
Niveli B2 më 7. shkurt
3 janar
Prill A2, B1, B2, C1 Niveli A2, B1, C1 më 17. prill
Niveli B2 më 18. prill
14 mars
Qershor B1, B2, C1 Niveli B1, C1 më 12. qershor
Niveli B2 më 13. qershor
13 maj
Gusht B1, B2 Niveli B1 më 4. gusht
Niveli B2 me 5. gusht
8 korrik
Shtator B1, B2, C1 Niveli B1, C1 më 25. shtator
Niveli B2 më 26. shtator
29 gusht
Nëntor A2, B1, B2, C1 Niveli A2, B1, C1 më 27. nëntor
Niveli B2 më 28. nëntor
24 tetor

Çmimet e provimeve

Niveli Modulet e provimit Çmimi
A2 Komplet 110,00 €
Provimi me shkrim (Lesen dhe Schreiben) 75,00 €
Provimi me gojë (Hören dhe Sprechen) 75,00 €
B1 Komplet 130,00 €
Provimi me shkrim (Lesen dhe Schreiben) 90,00 €
Provimi me gojë (Hören dhe Sprechen) 90,00 €
B2 Komplet 145,00 €
Provimi me shkrim (Lesen dhe Schreiben) 110,00 €
Provimi me gojë (Hören dhe Sprechen) 110,00 €
C1 Komplet 180,00 €
Provimi me shkrim (Lesen dhe Schreiben) 140,00 €
Provimi me gojë (Hören dhe Sprechen) 140,00 €

Vlerësimi i testeve

Për secilën aftësi mund të arrihen maksimal 25 pikë ose 100 pikë në total. Provimi i pjesshëm dmth. provimi me gojë kalohet nëse kandidati ka arritur të paktën 30 pikë ose 40% në këto aftësi: “të folurit” dhe “të dëgjuarit” dhe një rezultat të përgjithshëm mesatar prej 60%. Për ta kaluar pjesën e provimit me shkrim, kandidati gjithashtu duhet të arrijë të paktën 30 pikë ose 40% në aftësitë “të shkrimit” dhe “të leximit” dhe një rezultat të përgjithshëm mesatar prej 60%. Koha e pritjes të rezultateve është një muaj.

Aftësitë Të dëgjuarit Të folurit Të lexuarit Të shkruarit
Pikët 25 pikë 25 pikë 25 pikë 25 pikë


Në rastin e një provimi të kaluar të pjesshëm, kandidati e merr një çertifikatë ku shenon se është dhënë provimi i pjesshëm me gojë ose me shkrim.

Provimi me gojë Provimi me shkrim
Të dëgjuarit 25 pikë Të lexuarit 25 pikë
Të folurit 25 pikë Të shkruarit 25 pikë


Kufijtë e kalueshmërisë Pikët minimale për aftësi
30 pikë – 60 % 10 pikë – 40 %

Mostrat e provimeve

Mostrat e provimeve me shkrim dhe me gojë mund t‘i gjeni në linkun e mëposhtëm:


Temat e provimeve

Temat e provimeve mund t‘i gjeni në linkun e mëposhtëm:

TEMAT E PROVIMEVE

Rregullorja e provimeve

Rregulloren e provimeve mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: